Në orën 21:00 nisi në Mynih ndeshja e parë e Euro 2024, ku Gjermania përballet me Skocinë.

Ndeshja ka tërhequr vëmendjen e shumë tifozëve dhe entuziastëve të futbollit. Të pranishëm në këtë ndeshje janë dy trajnerët legjendar, Jose Mourinho dhe Sir Alex Ferguson. Ata janë ulur së bashku, duke parë ndeshjen. Madje, Mourinho ka postuar në Instagramin e tij një foto me legjendën skoceze, ku shkruan: “Me legjendën skoceze! Person i mrekullueshëm”.

Kujtojmë se në pjesën e parë Gjermania dominoi lojën duke realizuar me lehtësi 3 gola, një prej të cilëve me penallti.

 Të gjitha ndeshjet e EURO 2024 transmetohet falas për publikun shqiptar nga TV Klan.