Një ‘fan zone’ e Euro 2024 në Berlin është mbyllur pasi u gjet një objekt i dyshimtë. Ngjarja ndodhi pak përpara fillimit të ndeshjes hapëse Gjermani-Skoci.

Njoftimi u dha nga policia e Berlinit që shkoi menjëherë në vendngjarje së bashku me qen që zbulojnë bombat dhe ekspertë.

Policia tha se e gjeti objektin gjatë një kontrolli rutinë përpara grumbullimit të fansave. Një burrë është arrestuar pasi kishte lënë një çantë shpine në pjesën e hyrjes.

Çanta po kontrollohet. Mundet që dikush të mos e ketë marrë brenda ‘fan zone’”, tha policia. Deri në një njoftim të dytë, zona do të rrijë e mbyllur për arsye sigurie./tvklan.al