Spanja dhe Kroacia do të përballen në stadiumin “Olimpiastadion” të Berlinit në orën 18 të së shtunës. Kjo do të jetë ndeshja e parë e Grupit B, që konsiderohet si grupi i vdekjes.

Spanja, që e ka fituar Kampionatin Europian tri here, shkoi deri në gjysmëfinalet e kompeticionti në 2020.

Ekipi i de La Fuentes vjen në këtë takim në një formë mjaft të mirë. Ndërsa fitoi dy miqësoret e qershorit 5-0 ndaj Andorës dhe 5-41 kundër Irlandës së Veriut.

Iberikët kanë fituar gjashtë nga 10 sfidat e fundit ndaj ballkanasve, ndërsa humbjen e fundit e pësuan në Nëntor të 2018-ës. Por ata duhet të bëjnë kujdes kundër kroatëve që kanë fituar pesë nga gjashtë përballjet e fundit.

Ndërsa kanë në memorie eliminimin nga “Furia e kuqe” me penallti, kapiteni Luka Modriç dhe titullarët e tjerë do të kërkojnë që në këtë kompeticon të mund të arrijnë të fitojnë një trofe madhor.

Pasi arritën finalen e Kupës së Botës në 2018 dhe u kualifikuan në gjysmëfinale katër vite më pas. Duke mundur të eliminonin pesë herë kampionët e botës Brazilin me penallti në Katar 2022. Humbja në finalen e Ligës së Kombeve kundër Spanjës ishte e vështirë për t’u kapërdirë.

Ky mund të jetë shansi i fundit për brezin e artë të kombëtares kroate , që kurrë nuk ka shkuar përtej çerekfinaleve të këtij kompeticoni.

Klan News