Gjyakta e Tiranës ka dënuar me një vit e gjysmë burg Idajet Beqirin i njohur si sekretari politik i Frontit për Bashkimin Kombëtar Shqiptar. Vendimi është dhënë nga gjyqtari Fehmi Petku në seancën e tretë të këtij procesi gjyqësor ku ka qenë i pranishëm edhe i pandehuri i ekstraduar nga Gjermania. Beqiri ka përfituar uljen me 1/3 e dënimit pasi pranoi gjykim të shkurtuar ndërsa pak ditë më parë ai kërkoi të shpallej i pafajshëm. Për të pandehurin prokurori kërkoi dënimin me 22 vjet burg për ‘akuzën e nxitjes së urrejtjes kombëtare’.

Sipas kërkesës për gjykim, Beqiri ka pasur rol të rëndësishëm në Frontin për Bashkimin Kombëtar shqiptar strukturë e të cilit ishte edhe Armata Kombëtare Shqiptare. Nëpërmjet saj janë kryer një sërë aktesh të dhunshme në Maqedoni kryesisht gjatë vitit 2001.

Po këtij qëllimi, sipas akuzës, i ka shërbyer edhe një gazetë ku bëhej thirrje për kryerjen e këtyre akteve. Në muajin nëntor gjyakta shqiptare gjykoi edhe dy anëtarë të tjerë të AKSH-së me të njëjtën akuzë, Gafurr Adilin dhe Taip Mustafain të cilët e kryen dënimin gjatë kohës së paraburgimit./ tvklan.al