Dramat  e telenovelës Ben Affleck-Jennifer Lopez vazhdojnë. Nuk është hera e parë që aktori shihet pa unazë martesë dhe ka vendosur të bëjë sërish të njëjtën gjë me daljen e tij të fundit publike teksa po konsumonte drekën me vajzën e tij Violet në Los Angeles.

Nga ana tjetër këngëtarja e “Let’s Get Loud”,  është duke pushuar në Itali pa partnerin e saj. Ajo feston me miqtë e saj në shtetin fqinj dhe sipas mediave të huaja thonë se po kalon një kohë të mirë.

Lopez po merr pak kohë dhe hapësirë ​​për të reflektuar mbi martesën e saj“, tha ekspertja e marrëdhënieve Louella Alderson për britaniken “The  Mirror” të premten.

Ndryshe nga Affleck i cili është parë pa unazën e martesës disa herë gjatë muajit maj, vetë këngëtarja ka bërë të kundërtën. Edhe pse dyshja janë përpjekur të mohojnë thashethemet për ndarje përmes daljeve të tyre të përbashkëta fakti që ata po shesin shtëpinë e tyre prej 60 milionë dollarësh ka bërë që tek publiku të shtohen dyshimet.

Klan News