Jose Mourinho ka arritur akordin për t’u bërë trajneri i ri i Fenerbahçes. Portugezi do të zëvendësojë Ismail Kartalin te gjigantët turq, raportojnë mediat turke.

61-vjeçari ka firmosur një kontratë dy vjeçare me verdheblutë. Fenerbahçe do të jetë skuadra e 11 që Murinho do të drejtojë.

Klubi nga Stambolli e mbylli sezonin në vend të dytë në Superligën turke për herë të tretë radhazi, ndërsa me portugezin do të kërkojë të fitojë titullin kampion.

Portugezi rikthehet në stol pas 2.5 viteve te Roma, ku ai u shkarkua para disa muajsh. Interes për të kishte edhe nga Arabia Saudite.

Në një deklaratë të bërë disa javë më parë, Murinho tha se ai në të ardhmen do të shkonte në Arabi për të punuar si trajner.

Detyra e tij do të jetë e vështirë, t’i rikthejë lavdinë skuadrës turke.

Gjatë karrierës së tij ai ka fituar shumë trofe, ndërsa në total ka përfituar rreth 93 milionë euro si dëmshpërblime pasi është shkarkuar nga klubet ku ka drejtuar.

Klan News