Jozefina Topalli: “Në fakt i gjithë globi besoj se e kanë ndjekur këtë ceremoni të jashtëzakonshme. Ai foli për problemet e brendshme, për probleme të tij, për humbjen e shtëpive, për humbjen e vendit të punës, por njëkohësisht po të shohësh në fjalimin e tij ai foli për shpresën, fjalë të cilën ai po përdor gjatë gjithë fushatës elektorale siç thoni ju mbi frikën dhe në të gjitha fjalimet e tij gjithmonë ka mbizotëruar kjo shprehje e tij, kjo shpresë që ai i jep popullit të tij amerikan dhe gjëja më interesante ishte se në këtë kohë sfidash të mëdha ai i premton qytetarëve të tij se shumë fonde do vendosen mbi infrastrukturën për të ndërtuar rrugë të reja, për të ndërtuar ura të reja, për të ndërtuar shkolla të reja, për të dhënë një mundësi më të madhe edukimi”.

Ilir Meta: “Fjalimi i tij ishte një fjalim, i cili bazohej tek përkushtimi i tij për të zgjeruar mundësitë për të gjithë amerikanët, për të vendosur themele të reja të rritjes së Amerikës dhe njëkohësisht te garancitë që Amerika është dhe do të vazhdojë të jetë vendi më i begatë dhe më i fuqishëm në botë. Padyshim që presidenti Obama është modeli më i mirë nga i cili mund të mësojë gjithë politika shqiptare, përfaqëson një frymë tepër konstruktive në mënyrën e të bërit politikë.”/tvklan.al