Pogradec, 11 Maj 2017 – Hasan Muçllari, në kërkim nga drejtësi italiane është arrestuar këtë të enjte në fshatin Leshnicë të Pogradecit.

28 – vjeçari u kap në banesën ku jetonte dhe pritet që të ekstradohet drejt Italisë, pasi më 26 Tetor të vitit 2011, Muçllari është dënuar nga autoritetet italiane me 7 vite e 4 muaj burg, për vjedhje me dhunë dhe grabitje.

Ndalimi i tij erdhi pas bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën dhe Komisariatit të Policisë së Pogradec./tvklan.al