Pogradeci mirëpriti edhe këtë vit martonën Enkelana. 500 vrapues nga 38 shtete të ndryshme u bënë pjesë e garës në 2 disiplina, 21 km dhe 11.5 km me rrugëtimin nga Pogradeci në Lin dhe nga Pogradeci në Tushemisht. Mes pjesëmarrësve kishte edhe pjesëmarrës nga SHBA apo Ukraina.

“Ishte hera ime e parë, e shijova dhe ishte vërtet e këndshme. Ishte paksa e vështirë si garë. Ndoqa intenerarin tim dhe besoj se u rendita mirë si gara e parë që ishte për mua,” tha një garues.

“Nuk ishte shumë e vështirë. Rrugëtimi ishte i lehtë. Unë jam nga Ukraina dhe është hera e parë që jam në një maratonë në Shqipëri,” u shpreh një garues tjetër.

“Ndjehem shumë mirë, pak i lodhur, por erdha për të sfiduar vetën kështu që vrapi është gjithmonë I bukur dhe u kënaqa,” tha një tjetër.

“Ishte një garë e bukur, një garë e vështirë, ky është edicioni i tretë që marr pjesë. Ne jemi një ekip nga forcat e armatosura që gjithmonë marrin pjesë kudo ku ka aktivitete sportive,” tha garuesi.

Maqedonia e Veriut kishte edhe numrin më të madh të vrapuesve në këtë maratonë.

Leonard Peço, organizator: Interesante ka qenë pjesëmarrja nga Afrika e Jugut, Amerika, Kanadaja, Gjermania, Turqia, Kroacia, Maqedonia e Veriut e cila ka ardhur me numrin më të madh të atletëve, rreth 60 atletë. Ka nga Greqia e cila del e dyta në renditjen totale me mbi 50 atletë.

Ky ishte edicioni i 3 i këtij organizimi dhe maratona Enkelana është pjesë e kalendarit botëror të maratonave.

Klan News