100 ditë pas marrjes së detyrës ministri i Punëve të Jashtme Kastriot Islami ka paraqitur arritjet e digasterit të tij. Në tre muajt e fundit diplomacia shqiptare ka përforcuar dialogun politik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Evropian ku është siguruar mbështetja për integrimin e Shqipërisë, shtimi i investimeve të huaja në energjitikë dhe telekomunikacion si dhe liberalizimi i vizave për shtetasit shqiptarë. Ministri Islami në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve ka vlerësaur raportet e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës.
Klastriot Islami: “Raporti vë në dukje gjithashtu edhe sfidën që lidhet me luftën që duhet bërë krimit të organizuar dhe kontrollin e rreptë dhe rregullat të biznesit. Raporti kërkon gjithashtu më shumë progres ose më saktë shpejtsi dhe ritëm progresi për sa i përketë ëë ose në fushat e rendit, atë të fiskale dhe sidomos të sistemit bankar. Raporti kërkon që proçedurat e monitorimit të qëndrojnë të hapura deri në demostrimin e arritjeve të dukshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, plotësimin e legjislacionit dhe realizmin e standarteve ndërkombëtare të zgjedhjeve.”
Ministri Islami ka mohuar qortimet e përsëritura të kryeministrit Fatos Nano se diplomatët shqiptarë nuk kanë punuar siç duhet për të prezantuar punën që kryejnë institucionet shqiptare në kuadër të procesit të integrimti në të kundërt, sipas shefit të qeverisë Nano, shumë kritika të raportit të ndërkombëtarëve mund të ishin shmangur.
Kastriot Islami: “Unë kam materialet e shkruara dhe bëhet fjalë për vazhdim të përmirsimit në mënyrë progresive të aktivitetit të gjithë administratës publike ku përfshihen edhe, por jo për kritika dhe për punë të pamjaftushme.”
Mbi rezolutën çame ministri Isalmi tha se grupi i punës i ngritur nga Këshilli i Ministrave ëshë duke negociuar me palën greke për të zgjidhur problemin e pronësisë së popullsisë çame. /tvklan.al