Ministrat e Jashtëm të Britanisë, Gjermanisë, Francës e Italisë kanë udhëtuar sot drejt Kosovës. Robin Kuk, Joshka Fisher, Bervedrin dhe Lamberto Dini do të takohen me Komandantin e Përgjithshëm të KFOR-it Gjeneral Majkëll Xhekson në Prishtinë. Ministrat do të takohen dhe me të dërguarin e posaçëm të OKB-së, Serxho Viera Demelo, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe të subjekteve politike shqiptare.

Qëllimi i vizitës është njohja nga afër me gjendjen në Kosovë, përpjekjet për vendosjen e paqes, kthimit të refugjatëve dhe rivendosja e administratës civile. Gjatë takimeve ministrat do të përcaktojnë angazhimet konkrete për rindërtimin e Kosovës. Në mesditë Robin Kuk nga Shkupi ka mbërritur në Prizren në Shtabin e Përgjithshëm të kontigjentit gjerman të KFOR-it.

Sekretari i Forin Ofisit ka vizituar fshatin Krushë e Madhe ku ekspertët britanikë kanë filluar hetimet të një varreze masive. Prizreni është stacioni i parë i vizitës në Kosovë dhe për Ministrin e Jashtëm Joshka Fisher i shoqëruar nga Ministri Mbrojtjes Sharping./tvklan.al