Çështja e linjës së interkonjeksionit Shqipëri – Kosovë është një shqetësim edhe për Komunitetin e Energjisë. Pavarësisht se është hapur një çështje kundër Serbisë nga Sekretariati i Energjisë, Beogradi ende nuk po i njeh Pavarësinë Operatorit të Transmetitmit të Kosovës, çka mban peng futjen në punë të linjës. Janez Kopac tha se së fundi çështjen po tentojë ta zgjidhë Komisioni Europian.

Gjatë prezantimtit të raportit vjetor, kreu i Sekretariatit të Energjisë ka bërë dhe një pasqyrim të çmimeve të Shqipërisë krahasuar me rajonin. Shqipëria është mes vendeve që ka çmimin më të lartë të energjisë në rajon.

Pavarësisht kësaj, Janez Kopac tha se tarifat e energjisë duhet të reflektojnë koston e prodhimit të saj, pasi nëse konsumatorët subvenecionohen në çmim, sërish paratë jepen me taksat e tyre. Në fund të këtij viti, Enti Rregullator i Energjisë pritet të marrë vendim për çmimin e ri që do të ketë konsumatori në vitin 2017-të.

Tv Klan