Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Tension mes banorëve të ish-Kënetës në Durrës dhe punonjësve të KESH-it gjatë ditës së parë të aksionit që filiali elektrik të këtij qyteti ka bërë për të prerë lidhjet e paligjshme në rrjet.

Banorët e kësaj zone, duke pretenduar se shpenzimet për të marrë energji elektrike ishin bërë nga vetë ata, kanë kundërshtuar prerjet e këtyre lidhjeve. Por drejtori i filialit elektrik të Durrësit, Llambi Karamani thotë, se në këtë zonë niveli i arkëtimeve është zero.

Llambi Karamani:- “Ky do jetë një operacion i vazhdueshëm, do të jetë një operacion që do të ndëshkohen të gjithë ata persona, ata individë, ata abonentë privatë, buxhetorë, jo buxhetorë që nuk paguajnë detyrimet e KESH-it”.

Sipas krerëve të filialit elektrik të Durrësit, aksioni për të goditur lidhjet abuzive do të vazhdojë edhe në ditët në vijim në Shkozet, Katund i Ri, Spitallë, Porto Romano etj./tvklan.al