Lajme Arkiva 2003

Në ditën e katërt të protestës së banorëve të Milotit në orën 12 ka mbërritur këtu për të biseduar me banorët zëvendës drejtori i KESH-it Luigj Pjetri, si edhe drejtori i Agjencisë Rajonale të Elektrikut për qarkun e Lezhës dhe të Dibrës.

Pas bisedimeve dhe konsultimeve midis të dyja palëve u arrit marrëveshja e cila konsiston në këto pika. Së pari KESH merr përsipër që në 15 Nëntor të fillojë vendosa e matëseve elektrike për fshatin dhe për qytetin.

Po ashtu nga këto bisedime u vendos që të hiqen të gjitha lidhjet e paligjshme si dhe vendosja e transformatorëve të ndryshëm. Pas bisedimeve drejtori rajonal i KESH-it dha këtë prononcim.

“Me gjithë këmbënguljen e dy palëve ne arritëm në konkluzionin përfundimtar që Miloti do të furnizohet me 28 orë energji”./tvklan.al