Gjatë simpoziumit ndërkombëtar “Sfida dhe inovacione për diga të sigurta”, Zv/Kryeministrja Belinda Balluku u shpreh se në vendin tonë janë bërë ndërhyrje të rëndësishme për mirëmbajtjen e digave dhe për sistemin elektromekanik të tyre.

Republika e Shqipërisë ka bërë një hap të rëndësishëm përpara. Fillimisht me identifikimin e të gjithë digave në territorin tonë, të ndara këto sipas madhësisë, në diga të mëdha, në diga të mesme apo diga të vogla. Diga të cilat prodhojnë energji dhe janë një ‘case study’ përsa i përket hidroenergjetikës apo diga të cilat janë të vendosura në rezervuarët tonë që kanë padyshim edhe ato nevojë për t’u mirëmbajtur, për t’u rikonstruktuar. Nëse ka diçka që ne sot duhet të ndërhyjmë dhe këtu po i referohem sektorit të digave të cilat përdoren nga bujqësia, duhet të ndërhyjmë në kanalizime. Rrjetin e kanalizimeve të lidhur me rezervuarët i cili padyshim për shkak edhe të ndërtimeve informale.”

Balluku u shpreh se vendi ynë ashtu si shume vende të botës po përballet me ndryshime të mëdha klimatike përgjatë gjithë vitit. “Sot sfida më e madhe qëndron në sistemin ekologjik. Në të gjithë ciklin natyror ekologjik i cili ndjeshëm ka ndryshuar. Ky është viti i dytë me prurje të larta në kaskadën e Drinit dhe po e them këtë pasi ne kemi pasur një praktikë në Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, kishim dy vite të thata dhe një vit të lagësht mesatarisht, ndërkohë që ka ndryshuar plotësisht panorama klimaterike e Shqipërisë dhe jo vetëm e Shqipërisë. Sot jemi duke u përballur me fenomene të tjera natyrorë të cilat e bëjnë akoma më sfiduese mbrojtjen, rehabilitimin dhe përdorimin e digave.”

Balluku shtoi gjithashtu se një nga zgjidhjet është bërë përmes analizave dhe studimeve të KESH, ka qenë edhe zgjidhja e problematikës së përmbytjeve në zonën e Shkodrës.

Klan News