Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Si në ditët e thata dhe tani që kanë nisur shirat, shqiptarët vuajnë njëlloj nga mungesa e dritave. Prej dhjetë vjetësh tek ne ka ndryshuar sistemi ekonomik dhe politik, ndërsa Korporata Elektroenergjitike, nuk duket se ka ndryshuar ndonjë gjë të madhe në mendësi. E thënë ndryshe është KESH, që bën shiun dhe kohën e mirë. Në muajt Nëntor e Dhjetor, KESH-i na vendosi 4 orë në ditë dhe oraret përkatëse. Ne u bindëm dhe u kënaqëm sepse dinim oraret, ndërsa tani uji erdhi, por u ftoh koha. Në këtë situatë KESH-i thotë se mbingarkohen linjat dhe korrenti ndërpritet pa asnjë lloj kriteri./tvklan.al