Arta Tozaj: “Ministrat europian të ekonomisë dhe financave vlerësojnë progresin e bërë nga vendet e rajonit në fushën e lirisë, sigurisë dhe drejtësisë, veçanërisht në menaxhimin e kufijve dhe bashkëpunimin ndërkufitar, si dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Megjithatë ministrat europian druajnë se Ballkani është ende zonë kyçe për kalimin e trafikut të drogës nga Azia drejt BE-së si dhe zonë e origjinës për trafikun e armëve.”Këshilli i Bashkimit Europian ka shprehur shqetësimin  e tij për mungesën e kontrollit të eksplozivit në disa magazina ushtarake sikundër dhe kompani civile, duke nënvizuar si grupet e krimit të organizuar nga ky rajon janë të përfshirë në një seri krimesh të ndryshme në bashkëpunim më strukturat ndërkombëtare të rrjetit. Megjithatë ministrat evropianë mendojnë se këto grupe nuk përbëjnë gjithsesi kërcënim terrorist për BE-në. Duke patur parasysh pozicionin gjeografik të Ballkanit dhe rëndësinë e tij për BE, ministrat e ekonomisë veçojnë si të rëndësishme zhvillimin e mëtejshëm të sigurisë në luftën kundër terrorizmit si dhe ndalimin e qarkullimit ilegal të armëve dhe eksplozivëve në rajon. Shefat e ekonomisë dhe financave të BE-së kanë propozuar që Europol, ekspertë të shteteve të Ballkanit dhe vendeve anëtare të BE-së të bashkëpunojnë për të pasqyruar të dhëna mbi armët që vijnë nga rajoni dhe të monitorojnë lidhjet e krimit të organizuar me terrorizimin. Sidomos për rrugët indirekte  të financimit nga droga të terrorizmit.

Autoritetet kompetente të vendeve anëtare ftohen që të bashkëpunojnë me institucionet europiane dhe vendet e Ballkanit . Dialog për praktikat më të mira me qëllim rritjen e standardeve të sigurisë dhe kontrollit dhe lëndëve eksplozive./tvklan.al

Gazetare: Arta Tozaj