Është shuar gjithnjë për takimet e rëndësishme ndërkombëtare, por dhe Brukseli  ruan kulturën tradicionale. Mes ndërtesave me model të shekullit të XIV dhe kullës gotike, qendra e Brukselit është veshur nga mbi 800 mijë lule.

Mbretëresha e kësaj vepre të jashtëzakonshme, por të kthyer tashmë në traditë është Begonja, krijuesi i saj Mark Sautit. Shpjegon se Begonja u zgjodh pasi ajo është lulja simboli i Belgjikës. Ky shtet njihet ndër vite si një ndër eksportuesit më të mëdhenj të lules.

Një ndër arsyet që u zgjodh Begonja është edhe fakti që ajo të ofron më shumë mundësi artistike pasi ka përmasë të madhe, është 90% e njomë, e lehtë për tu punuar dhe ekziston në plot 10 ngjyra të ndryshme.

Tapeti i realizuar së fundmi në Bruksel është një riprodhim i pikturës së shekullit të VII, me figura të sakta gjeometrikisht. Ngjyra që përzihen me simbolet mbretërore dhe kristiane. Ai do të jetë gati për ekspozim zyrtar të hënë, ndërkohë që realizuesit e tapetit, presin që ta vizitojnë më se 80 mijë vetë./tvklan.al

Gazetare: Justina Ukaliaj