Rroga më e ulët për punonjësit e policisë së shtetit do të jetë 313 mijë lekë të vjetra në muaj. Vendimi më i fundit i miratuar nga këshilli i ministrave ka parashikuar një sistem të ri pagash në radhët e uniformave blu.

I ndarë dhe i përcaktuar në bazë të gradave, por dhe vjetërsisë së punës, punonjësit e policisë së shtetit do të kategorizohen brenda llojit. Ndërsa pagat e reja për rolin lartë të punonjësve të policisë arrijnë mbi 120 mijë lekë të reja. Niveli më i ulët i pagës do të jetë 65 900 lekë të reja, kryesisht për këta që mbajnë gradën e nënkomisarit.

Ndërsa për uniformat që mbajnë gradën e komisarit paga do të arrijnë në 80 900 lekë të reja në muaj. Aktualisht ata që mbajnë gradën kryekomisar do të paguhen me 94 400 lekë të reja. Propozimet për ndryshimin e pagave të rreth 9700 punonjësve në policinë e shtetit erdhën nga ministria e brendshme dhe ajo e financave. Në funksion kjo dhe të gradave të reja në këtë dikaster. Me vendim të këshillit të ministrave do të aplikohen këto paga.

Aplikimi i pagave të reja për policinë është konsideruar në më të shumtën e rasteve dhe si thembra e Akilit. Për ti vënë fre aferave korruptive që evidentohen në zhdukjen e  provave në vendngjarje apo atyre me protagonistë policinë./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani