Ndërtuesit mirëpresin amendimet që qeveria ka propozuar për ligjin ekzistues të urbanistikës. Megjithatë ata kërkojnë që ligji i ri të përfundojë sa më shpejt, pasi vetëm në këtë mënyrë këto ndryshime do të kishin efikasitetin e kërkuar.

Ilir Hebovija: “Për ne është e rëndësishme që jo vetëm kjo fazë që është një ndër pikat e ligjit të planifikimit hapësinor, por gjithë fazat dhe hallakat funksionojnë në mënyrë të rregullt, sepse në qoftë se vetëm kjo do jetë, pjesa tjetër nuk do jetë e lidhur, zinxhiri do këputet dhe sistemi prapë nuk do funksionojë, prapë do kemi probleme. Janë shumë hallka, shumë akte nënligjore që duhet ta plotësojnë parimin e pranimit të heshtur që të mos mbetet një parim i pa miratuar.”

Shkurtimi i procedurave për përfaqësuesit e shoqatës së ndërtuesve do të ulte ndjeshëm abuzimet korruptive.

Ilir Hebovija: “Shkurtimi i procedurave, lehtësimi i tyre është një hap i rëndësishëm për të evituar kontaktet e drejtpërdrejta me administratën domethënë dhe një pjesë e kësaj është edhe korrupsioni.”

Edhe pse ligji i ri i urbanistikës është në përfundim e sipër, qeveria për të zhbllokuar situatën kaotike në dhënien e lejeve të ndërtimit. Ka marrë dje vendimin që të amendojë disa nene të ligjit ekzistues, që kanë të bëjnë shkurtimin e afateve për marrjen e përgjigjes për lejen e kërkuar të ndërtimit, ndryshimin e procedurave dhe uljen e numrit të dokumenteve të kërkuara si dhe vendosjen e parimit “Heshtja është pranim.

Ky parim i detyron njësitë vendore që brenda 50 ditëve të japë një përgjigje për kërkesën për leje ndërtimi. Pas kësaj nëse nuk merr përgjigje, subjektit ia njeh ligji të drejtën për të nisur ndërtimin e tij./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka