Kjo do të jetë pamja e qendrës së Tiranës pas të paktën 15 vjetësh. Në mbledhjen e KKRT-së së Tiranës në praninë e kryeministrit Fatos Nano dhe ambasadorëve të akredituar në vendin tonë dhe biznesmenëve të huaj dhe vendas është prezantuar projekti përfundimtar i qendrës së kryeqytetit shqiptar projektuar nga studioja e njohur franceze “Architecture Studio”.
Edi Rama: “Asnjëherë dhe asgjëkundi, qoftë dhe me eksperiencat më të shquara në vëndet më të përparuara ekonomikisht dhe arkitektonikisht nuk ndodh që një plan apo një maket t’mos ketë ata që janë pro dhe ata që janë kundër. Ajo që është shumë e rëndësishme është që ne jemi të binddur që me ktë plan ne i kemi dhënë, jo vetëm qytetit, po dhe t’gjithë republikës tonë një shëmbull kuptimplotë për mënyrën se si do të ballafaqojë me sfidat e periudhës në të cilën po kalojmë.”
Fatos Nano: “Pra jemi ktu për të bërë së bashku zgjidhjen më të mirë në ktë partneritet në zhvillim që integron administratën publike, integron ekspertizën më të mirë të kohës në kontinentin ku jetojmë dhe zhvillimin urban, integron interesat e pronarve të vjetër dhe të rinj, të sipërmarrësve, të konstruktorve dhe të qytetarve.”
“Architecture Studio” fitoi të drejtën për të projektuar planin rregullues të Tiranës duke garuar në fazën përfundimtare të konkursit ndërkombëtar me dy studio po kaq prestigjioze, një hollandeze dhe një gjermane. Projekti përfundimtar i qendrës së kryeqytetit shqiptar pritet të miratohet dhe në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Rregullimit të Territorit të Shqipërisë. /tvklan.al