Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Këshilli Kombëtar i Radiotelevizionit ka mbyllur televizionin kabllor AVN 63, në qytetin e Fierit. Vendimi për mbylljen e këtij operatori kabllor është marrë për shkak se nuk kishte licencë për ushtrimin e këtij aktiviteti, ndërkohë që transmetonte programe pirate të blera nga televizionet tokësore, sidomos nga ndeshjet sportive.

Specialistë të KKRT të mbështetur edhe nga policia tatimore e qytetit të Fierit, kanë bërë të gjitha bllokimet e pajisjeve transmetuese të televizionit. Më në fund KKRT ka nisur kështu të veprojë kundër piraterisë në shumë rrethe të vendit. Vetëm pak javë më parë ky këshill bllokoi dhe disa televizione të tilla në Qarkun e Lezhës.

Drejtues të këtij institucioni kanë deklaruar se do të vazhdojnë të ndëshkojnë çdo operator televiziv që transmeton në mënyrë pirate./tvklan.al