Mimi Kodheli: “Sot kryetari i PS është përballur me një tjetër shfaqje të shëmtuar dhe të përsëritur të politikës së vjetër. Kryeministri dhe … e tij kanë ngritur sot përsëri një komision hetimor politik dhe të paligjshëm, përmes të cilit Sali Berisha tenton dëshpërimisht të qëndrojë në pushtet. Ashtu si 2 vjet më parë, ashtu si 6 vjet më parë Sali Berisha do të marrë të njëjtën përgjigje humbjen. Gjatë orëve të fundit në PS kanë mbërritur me qindra telefonata, mesazhe, email të qytetarëve nga i gjithë vendi. Qëndrimi i tyre ka qenë i qartë dhe më kujton të njëjtën mbështetje dhe inkurajim që shqiptarët i kanë dhënë Edi Ramës 2 vjet më parë, 6 vjet më parë dhe që në 28 qershor do të sigurojnë fitoren e PS-së.”/tvklan.al