Republika e Kosovës dhe komisioneri i BE-së për zgjerim nënshkruan sot në Prishtinë marrëveshjen për mbështetje ekonomike pro anëtarësimit, e cila mbështet Kosovën me 122 milion euro për këtë vit si pjesë e pakos financiare evropiane, premtuar në konferencën e donatorëve.

Marrëveshja është nënshkruar nga kryeministri Hashim Thaçi dhe komisionieri i BE-së për zgjerim, Olli Rehn.

Olli Rehn: “Përmes këtyre mjeteve BE synon që ta ndihmojë Kosovën për krijimin e një shoqërie stabile dhe shumë etnike, ku do të sundojë rendi dhe ligji dhe do të fuqizohen institucionet. Me këtë hap do të bëhet një përparim me temë në sferën e zhvillimit ekonomik dhe social që është mese i domosdoshëm në Kosovë.”

Hashim Thaçi: “Instrumenti i asistencës së para anëtarësimit mocion Kosovës si kandidat i mundshëm për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ndihmë dhe forcimin e institucioneve demokratike, sundimit të ligjit, reformimit të administratës publike, promovimin e të drejtave të njeriut dhe fushave të tjera”.

Gjatë qëndrimit në Kosovë komisioneri Rehn ka takuar edhe presidentin Fatmir Sejdiun dhe kryetarin e kuvendit, Jakup Krasniqin.

Pas takimit me presidentin ai ka folur edhe për miratimin e rezolutës së Serbisë nga ana e asamblesë së përgjithshme të OKB-së.

Pavarësisht kësaj Rehn sugjeroi që Prishtina duhet të fokusohet në zhvillimin ekonomik të vendit.

Olli Rehn: “Nuk mendoj se ka qenë një rezultat i papritur nga votimi. Është shumë normale që asambleja e përgjithshme të kërkojë opinion nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe tani duhet të presim gjykatën ta japë qëndrimin e vet.”

56% e mjeteve të ndara nga BE-ja do të jenë në shërbim të çështjeve ekonomike, 26% për përmbushjen e kritereve politike të Kosovës, 9% për shërbime mbështetëse dhe 8% për harmonizimin e ligjeve në përputhshmëri me legjislacionin e BE-së./tvklan.al