Lajme Arkiva 2003

Mbledhja e komisionit hetimor parlamentar paradite mbi Edi Ramën, përdorimin e fondeve në Ministrinë e Kulturës dhe Bashkinë e Tiranës është zhvilluar veçmas nga të dyja grupet e këshilltarëve. Ajo ka nisur me debate mbi orarin dhe rakordimin e punës mes kryesisë së komisionit për thirrjen e ekspertëve  të cilët edhe sot mungonin. Pak minuta seancë ku dhe opozita dhe socialistët kanë dalë të pakënaqur, socialistët kërkuan një orë pushim për shqyrtimin e kërkesave ndërsa këshilltarët demokrat vazhduan seancën me leximin e dosjeve të reja.

Sokol Olldashi: Rikonstruksioni i bulevardit Bajram Curri dhe Zhan Dark, procedurat kanë filluar me prokurimin numër 836 datë 5 dhjetor 200. Vlera ishte 65 milionë e 993 mijë Lekë të reja se vlera e ofertës fituese 65 milionë e 814 mijë Lekë të reja ose 99.7 % e preventivit. Ju jeni pushim tani nuk jam i detyruar t’ju kthej përgjigje. Problemi është se bashkia sot e kësaj dite me gjithë kërkesën tonë që ditën e parë të ngritjes së këtij komisioni nuk na ka dhënë kopje të bilancave të saj që janë ende të pambyllura. Dosja tjetër që ne do të paraqesim sot është dosja e tenderit që dosja për mobilimin e sallës së Këshillit Bashkiak. Vlera e fituar është 9.299. 820 Lekë të vjetra.

Pas një pushimi të gjatë në sallë janë paraqitur vetëm komisionarët socialist, të cilët me shumicën e votave vazhduan të shpjegojnë se këtij komisioni i kanë mbetur edhe 10 ditë kohë, kur ende nuk janë dëgjuar dëshmitë dhe s’janë për shpjegimet përkatëse.

Bardhyl Agasi: Në këtë komision nuk janë thirrur sipas vendimit as ekspertë, nuk janë thirrur as dëshmitarët, nuk është kryer asnjë lloj ekspertimi që duhet të fillonte që nga data 26 maj.

Fatmir Xhafa: Kemi paraqitur në datë 30 projektvendimin numër 10 datë 30.05. 2003  për të zhvilluar seanca dëgjimore në komisionin hetimor parlamentarë për çështje objekt hetimi të shqyrtuara në këtë komision me pjesëmarrjen e subjekteve dhe personave të poshtëshënuar. I kemi paraqitur kërkesën për ekspertë për 9 objekte, duke përcaktuar për secilin nga objektet kërkesën për ekspertët përkatës si dhe në bazë të ligjit se çfarë kërkojmë të na përgjigjën këta ekspertë.

Pas dy vendimeve të hedhura në  tryezë  nga socialistët lista e ekspertëve drejtuar gjykatës tashmë i duhet marrë Ministrisë së Rregullim Territorit,  por ende nuk dihet se kur do të bëhen bashkë komisionerët për të parë provat, ekspertët dhe dëgjuar dëshmitarët./tvklan.al