Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Puna për ekspertimin e rrugëve në terren, që duhet të ishte kryer në datën 26 Maj dhe dëgjimi i dëshmitarëve që duhej bërë në 29 Maj, ka nisur vetëm këtë të hënë, kur komisionin hetimor anti-Rama, e ndajnë edhe 8 ditë. Ekspertë të PD së bashku me deputetë të këtij komisioni kanë inspektuar rrugën “Myslym Keta”, ku kanë konstatuar shkelje, por ekspertët nuk janë lejuar të verifikojnë deri në fund punimet nga inspektorët e bashkisë.

Sipas drejtorit të kontrollit të territorit Benardin Ujka në Bashkinë e Tiranës, shpimi i asfaltit për të matur trashësinë, bëhej pasi të ishte marrë leje nga Bashkia e Tiranës. Puna këtu është ndërprerë duke shkaktuar dhe rritim të kryekomisionerit Sokol Olldashi.

Ilir Bano:- “Po pengon punën dhe në qoftë se këtu sipas teje ka shkelje të procedurave administrative bëjë procesverbalin përkatës, na lërë të marrim prova”.

Benardin Ujka:- “Unë kërkojë një leje përkatëse, ju s’më keni paraqitur leje punimesh. Unë kam bërë detyrë sipas ligjit, me blloku punimet”.

Sokol Olldashi:- “Konkretisht ju e patë, përpjekja për të parë se si janë shpenzuar realisht paratë e qytetarëve të Tiranës, sepse ajo është rrugë që është bërë me buxhetin e bashkisë, u bllokua në mënyrë të paarsyeshme dhe të palogjikshme. Ne do vazhdojmë të bëjmë të gjitha përpjekjet, që t’i shkojmë këtij procesi deri në fund”.

Nga ana tjetër në sallën e mbledhjeve të këtij komisioni ka nisur seanca dëgjimore në prani të dëshmitarëve pa opozitën. Lidhur me objektin rruga “Bajram Curri”, janë thirrur drejtori i infrastrukturës në bashki, administratori i firmës zbatuese, projektuesi dhe supervizori, të cilët i janë përgjigjur pyetjeve të komisionerëve socialistë, mbi akuzat e opozitës hedhur ditë më parë.

Erion Braçe:- “Brenda këtij segmenti ka një grafikë, që çmimet tuaja luhaten është e vërtetë kjo?”

Administratori:- “E para e punës ato grafika janë shumë spekulative, sepse ato tregojnë çmime të ndryshme, çmimi i dheut, çmimi i betonit, por për ata që s’e kuptojnë duket sikur me çmimet po bëhet një lojë, në fakt nuk ka kuptim t’i krahasosh këto lloj çmime. Ato gjëra që ka thënë zoti Olldashi, për mua janë komplet politike, në qoftë se ju aktivizoni ekspertë të paanshëm, do shikoni, se jo vetëm ato përqindje nuk qëndrojnë, por besoj në kemi bërë një punë të admirueshme nga pikëpamja e dokumenteve, por edhe në terren”./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti