Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Projektligji i legalizimeve përfundon diskutimet në komisionet parlamentare. Mungesa e konsensusit mes forcave politike, ka bërë që ky projektligj të shkojë të enjten në parlament me disa variante për çështje thelbësore. Konkretisht Kuvendi do të vendosë mes dy varianteve për legalizim të banesave, apo dhe të objekteve tregtare brenda tyre.

Artan Lame: “Edhe ajo do të shkojë me dy variante në parlament, pra njëri i cili pranon legalizimin e dyqaneve, objekte shërbimi që janë brenda banesës dhe që përdoren për mbijetesën e këtyre qytetarëve dhe tjetri është që pranon legalizimin vetëm të banesës. Ne si përfaqësues të qeverisë ishim për variantin e legalizimit dhe të kësaj pjese të banesës.”

Sipas projektligjit, sipërfaqja maksimale për legalizim mbetet 500 m2, ndërsa për arsye urbanizimi parashikohen shembje të banesave, për të cilat nuk ka dëmshpërblime./tvklan.al