Më shumë dëshmitar se në asnjë seancë tjetër dëgjimore kanë shpjeguar përball komisionerëve socialist për dy orë e 30 minuta mbi 5 dosjet të cilat akuzohen për vjedhje. Komisionerët socialist kanë pyetur mbi gjithçka që opozita në dosjet e diskutuara më parë i ka konsideruar si përvetsues të shumave të mëdha.

Volume të papërfunduara në trotuarin e mesit në rrugen e Kavajës, punime të pabëra, puseta ku ndër to ndriçimi dhe kumbullat e mbjella nuk kanë rezultuar të jenë në projektin e bashkisë. Vjedhja për trotuarin e mesit zë 61% të punimeve.

“Duket e pastër që këtu nuk ka shkelje dhe abuzime, volumet ne i kemi të llogaritura këtu, janë dhe atje te vendi, mendojmë se me këto zëra mund të shikohet menjëherë dhe të verifikohet çdo gjë”.

Dosja tjetër ku pretendohet të kenë vjedhur është trotuari në bulevardin Zogu i Parë, ku presidenti i firmës ka hedhur poshtë pretendimet për abuzime të firmës.

“Ne na bëhet një gjyq thuajse popullorë. Dhe në gjyq punëtorët thonë na i rrit rrogat se ti po vjedh boll, na i kalo pak. Seriozisht jemi dhe ne në siklet, vetëm një ndriçues pa llampë, kam paguar 17.500 lekë të reja pa tvsh. Dhe më vjen shumë keq kur akuzohemi në këtë formë, preventivin unë e kamë 37 milionë, jo 370, se ne smerremi vesh”.

Ekspertet e bulevardit Bajram Curri nga ura e rrugës së Elbasanit deri te brryli, objekt i vitit 2001, kanë shpjeguar se deri tani firma ka shpenzuar 44 milionë lekë nga 80 milionë që është vlera e objektit.

“Për ne të ngreshë akuza të tilla pa i dokumentuar fare është shumë e rëndë dhe une dua që kto akuza që ngrihen të ballafaqohen me dokumentacionet që kemi dhe të evidentojmë se ku kemi vjedhur, të na lexojnë dhe ligjet që kanë. Unë kur shkoj në një tender, unë kamë analizën time të çmimit”.

Ndërësa për bulevardin Zhan Dark, pak punime kanë mbetur,një pjesë trotuar dhe ndriçimi.

Erion Braçe: “Zoti olldashi thotë se janë vjedhur 14.1 milionë lekë kur ju keni marrë 14 milionë lekë dhe puna është kryer, domethën edhe këtu del vjedhje e paramenduar apo në tentativë”.

“Formulimet ti bëjë Olldashi dhe ti mbajë ashtu ato formulimet, por Olldashi nuk thotë se ne këto para nuk i kemi marrë sepse buxheti i bashkisë është miratuar 4 muaj me vonesë. Duhet të ishte shkrirë ai këshilli bashkiak që të ishte krijuar një situatë zgjedhjesh që në muajin Mars, atëherë kur nuk miratohej në parlament dhe nuk miratohej buxheti i kësaj gjeje”.Dosja e fundit që është diskutuar është ajo e rrugës së Kavajës, nga tregu ushqimorë deri në hyrje të Kombinatit, prokuruar në vitin 2002./tvklan.al