Komiteti Shqiptar i Helsinkit bën publike strategjinë e re të veprimit të organizatës në mbrojtje të të drejtave të njeriut për tre vitet e ardhme. Në nj prezantim modest të kësaj strategjie, por në prezencë të drejtuesve më të lartë të organeve ligjvënëse në vend, Vasilika Hysi në rolin e kryetares së këtij komiteti është njohur dhe me opinionin e tyre.

Enkelejd Alibeaj: “Besoj ky spektakël tregon më së miri spektaklin e vërtetë të veprimtarisë së Komitetit Shqiptar të Helsinkit, që ka treguar që kjo shoqëri, ky vend, këta njerëz, ky publik meriton dhe duhen garantuar të drejtat edhe pse koha dhe hapësirat nuk ja kanë lejuar.”

Me qindra raste flagrante të keqtrajtimit, torturimit apo denigrimit të individit janë trajtuar vetëm pas një investigimi të këtij komuniteti i cili ndryshe nga shumë shoqata jo qeveritare që veprojnë në Shqipëri i meriton fondet e donatorëve të huaj që operojnë në Shqipëri.

Enkelejd Alibeaj: “Unë besoj se donatorët kanë gjetur administratorin më të mirë, administratorin më efektiv të shpenzimit të parave të tyre që aq me bujari ja kanë dhënë një pjese dhe një segmenti kaq të rëndësishëm të shoqërisë civile.”/tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani