Lajme Arkiva 2003

Enel ish-bashkëmenaxherja italiane e KESH-it kërkon të marrë pjesë në privatizimin e korporatës elektroenergjetike. Drejtori i Përgjithshëm i KESH-it Andis Harasani siguron se pas një muaj Enel dhe KESH do të firmosin një kontratë përfundimtare që do të marrë në konsideratë menaxhim të pjesshëm ose deri dhe koncesion të pjesëve të koorporatës.

Andis Harasani: Ka disa opsione nga mundësia flitet nga mundësia e investimeve direkte të Enel-it në burime gjeneruese të një asistence dhe investime ne sistemin operues, sistemin e transmetimit shqiptar, shikohet mundësia në ristrukturimin e të gjithë departamentit dhe diversionit të gjenerimit dhe po shikojmë edhe mundësitë e koncesioneve ose investimeve direke në fushën e shpërndarjes.

Enel ka qenë për 3 vjet bashkëmenaxhere e KESH-it deri në vitin 2002. Harasani mohon mundësinë e konfliktit të interesave në pjesëmarrjen e kësaj kompanie në privatizimin e korporatës elektroenergjetike.

Andis Harasani: Nuk është se ka këshilluar KESH-in në ristrukturim, pra nuk ka ndihmuar në procesin e ristrukturimit që të mendohet se ka favorizuar një kompani apo një tjetër.

Enel ka këshilluar korporatën të rrisë çmimin e energjisë elektrike. Madje propozimi i ENEL shkonte te një çmim prej 14 lekësh për kilovat orë. Enel ka këshilluar KESH-in të marrë kredi në shuma të mëdha për të shmangur punën në rrjet ./tvklan.al