Ka zgjedhur arenën e amfiteatrit të Durrësit për të dhënë koncertin e tij të radhës para publikut shqiptar.

Violinisti me famë botërore, Tedi Papavrami, është ngjitur në skenën e improvizuar në mjediset e amfiteatrit antik, i shoqëruar nga pianistja e re, Deborah Lee, një zbulim ky i vetë Papavramit.

Pjesë nga veprat e njohura të repertorit botëror kanë mbajtur për dy orë rresht me emocione rreth 700 spektatorë të zgjedhur si politikanë, artistë, shumë personalitete të moshave të tjera.

Sonata e Bethovenit, sonata të Krojcerit, poema e Shusonit ishin disa nga pjesët që Papavrami përcolli tek spektatorët me magjinë e violinës së tij.

“Ishte një mbrëmje e paharruar, një muzikë e mrekullueshme”.

“Absolutisht shumë interesante dhe vërtet e shijuam.”

“Për nga cilësia ishte jashtë mase i arritur”.

Tedi Papavrami: “Më bëhet qejfi që kam rastin të luaj në Durrës. Kam luajtur në Gjirokastër. Ka disa vite kam luajtur në Korçë, kështu që duket gjë e mirë, sigurisht”.

Koncerti është pjesë e një turneu që Papavrami po zhvillon si ambasador i firmës së njohur, Orbe, Raimond Weil, aktiviteti që pati dhe mbështetjen e bashkisë së Durrësit./tvklan.al