Kanceri i qafës së mitrës është tumori i dytë më i shpeshtë te gratë pas atij të gjirit. Në botë çdo 2 minuta një femër vdes nga kjo sëmundje, ndërsa në Europë çdo 18 minuta. Sipas specialistëve informimi dhe sensibilizimi është rruga më e mirë në parandalimin e sëmundjes, një temë në të cilën u fokusua dhe konferenca e parë shqiptare mbi këtë sëmundje.

Anila Godo: “Çdo grua duhet të di mirë të jetë mirë e informuar për shëndetin e saj dhe çdo grua duhet të dijë se si të shfrytëzoj mirë të gjitha atë që i ofron shërbimi shëndetësor. Duke qenë gruaja shumë kërkuese, shumë konsekuente në atë që ajo duhet të bëj për veten e saj. Kjo duhet të jetë një nxitje, duhet të jetë një shtytje dhe për Ministrinë e Shëndetësisë dhe për qeverinë, për të perfeksionuar programet efektive për debistimin e kancerit të gruas”.

Në Shqipëri ky lloj kanceri, shkakton 4 viktima për 100.000 banorë. Studimet tregojnë se shumica e femrave në vendin tonë ka një nivel njohje të ulët. Por kohët e fundit janë organizuar takime të shumta me qëllim sensibilizimin e kryerjes së paptestit për të reduktuar zhvillimin e kësaj sëmundjeje.

Anila Godo: “Në vendin tonë, çdo vit ka rreth 100 raste të reja me gra me kancer të qafës së mitrës. Në Shqipëri nuk mund të themi se kemi ndejtur duarkryq ky vit dhe dy vitet më tej të jenë vitet në të cilët ne do të thellohemi në perfeksionimin e depistimit të hershëm të kancerit të qafës së mitrës”.

Konferenca e parë shqiptare me temën “thuaj jo kancerit të qafës së mitrës”, zhvillohet në kuadër të ditës europiane për parandalimin dhe mbrojtjen nga kjo sëmundje./tvklan.al

Operator: Petrit Xhaferri