Në një deklaratë drejtuar Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit të Shqipërisë dhe trupit diplomatik, Vizion Plus shprehet se Ministri i Rendit Rama ka goditur pa denjuar të dëgjojë asnjë shpjegim të kryeredaktorit të Vizion Plus. Televizioni Vizion Plus dënon me forcë këtë akt të turpshëm të Ministrit të Rendit të kryer tërësisht për arsye profesionale. Sipas deklaratës, historia e ka zanafillën 2 muaj më parë, kur kryeredaktori Babaramo gjatë valës së vrasjeve në zemër të Tiranës dhe kalimit të sasive marramëndëse të drrogës nga Shqipëria dhe më pas kapeshin nga policët fqinj, shkrojë një editorial ku e quante Ministrin e Rendit të paaftë për të luftuar krimin dhe trrafikun e drrogës.
Dy muaj më pas, dje në mbrëmje Ministri i Rendit i është afruar gazetarit Babaramo dhe pa asnjë shpjegim e ka goditur me grushta siç bënë dhe truprojet e tij. Ngjarja është kryer në sy të dhjetra vetëve dhe për këtë ka dëshmitarë okular.
Televizioni Vizion Plus i drejtohet të gjitha institucioneve shtetërore me shqetësimin e dhunimit të njerëzve dhe të fjalës së lirë nga zyrtarë të veshur me pushtet, që në vënd që të kapin kriminelët, veprojnë si kriminel duke qëlluar gazetarët. As largimi nga detyra dhe as fjala publike e ministrit të dhunshëm nuk do të ndal protestën e Vizion Plus për këtë akt të paprecedentë ndaj zotit Babaramo.
Deklarata e quan këtë akt, ngjarjen më të turpshme që një Ministër Rendi ka kryer gjatë viteve të demokracisë Shqiptare. Përderisa kryeredaktori është qëlluar me rrugaçëri nga ministri Luan Rama, për arsye të detyrës së tij si gazetar dhe si misionar i fjalës së lirë, Vizion Plus do ti dërgojë të gjitha provat materiale në prokurori për të ndjekur penalisht Luan Ramën./tvklan.al