Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Ilir Meta:- “Anti-konformizmin tonë, lidershipi aktual e quan rebelim edhe pse dëshirën tonë për ritme më të shpejta të zhvillimit të vendit, ky lidership e quan padurim. Kjo është familja jonë dhe ajo që ne kërkojmë nuk është përçarja, por që brenda nesh të ketë më shumë harmoni. Ne duam një Parti Socialiste, që nuk e mat qeverisjen e saj me vitet 96-97, por me kërkesat e qytetarëve tanë sot dhe me kërkesat e procesit të Stabilizim Asociimit. Ne duam gjithashtu një PS larg drejtimit aktual, autoritar, arbitrar dhe arrogant dhe më pranë kolegjialitetit dhe ndarjes së përgjegjësive, ku nuk sundon njëshi, por anëtarësia dhe forumet e saj janë fuqia e partisë. Ndaj unë kam mbështetur platformën politike të paraqitur nga kandidati për kryetar i PS, profesor Rexhep Mejdani, i bindur se kjo platformë përfaqëson alternativën më të mirë, që lë pas të shkuarën konfliktuale, filozofinë e përjashtimit dhe të drejtimit përça e sundo dhe garanton integrimin e plotë të të gjitha vlerave të PS pa përjashtuar askënd. Unë jam i bindur, se këto … të luftosh që partia jonë të jetë bartëse dhe përçuese e vlerave të tilla, nuk është aspak një luftë për përfitime personale, apo për pushtet, ashtu sikurse nuk është aspak një luftë për të dobësuar PS, por përkundrazi, është një përpjekje e madhe dhe kurajoze, për ta bërë atë një parti të vërtetë moderne”./tvklan.al