Zëvëndës Kryeministri Italian Miniti ka konfirmuar sot në mesditë para ushtarëve të kontigjentit italian të AFOR-it vazhdimësinë e misionit të tyre në Shqipëri. Pas 1 Tetorit italianët do të kenë komandën e Misionit AFOR 2 i cili do të përbëhet gjithsej nga 2000 ushtarë, 1700 prej tyre do të jenë italianë ndërsa pjesa tjetër do ti përkasë vende të tjera të NATO-s.

Miniti i shoqëruar nga zëvëndës sekretari i jashtëm Umberto Ranieri kanë zhvilluar edhe një takim me Kryeministrin Majko, me Ministrin e Rendit Spartak Poçi dhe drejtues të tjerë të shtetit shqiptar. Miniti dhe Ranieri pasi kanë vizituar ambjentet ku është strehuar kontigjenti italian në Durrës janë larguar në drejtim të Pejës ku ndodhen trupat italiane të KFOR-it./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame