Në qytetin e Korcës festimet për 90 vjetorin e Pavarësisë dhe 50 vjetorin e Clirimit të vendit kanë qënë të vecanta. Në kishën e qytetit është bekuar Flamuri Kombëtarë Shqiptarë, një traditë kjo 80 vjecare e Korcarëve.

Tingujt e këmbanës i kanë ftuar qytetarët në një festë në mjediset e katedrales Ngjallja e Krishtit, ku kryehet ceremonia e lavdërimit të flamurit. Klerikët e Korcës kanë ngritur një meshë ku është lavdëruar Flamuri ynë Kombëtarë. Është traditë e herëshme e kishës katolike të Korcës kryerja e këtij rituali që ka si fillim vitet 20 të shekullit të kaluar, ai kryhet cdo 28 Nëntor. Besimtarë e pushtetarë që marrin pjesë në këtë ceremoni bien në gjunjë, ndëresa klerikët duke mekuar flamurin bëjnë thirrje që të gjithë njerëzit të bashkohen rreth Flamurit Kombëtarë Shqiptarë dhe të luftojnë për cështje kombëtare.

Në këtë ditë në qyetin e Korcës janë bërë homazhe në monumentin e luftëtarit Shqiptarë, simbolit të luftës për liri e pavarësi. Në prani të mijra banorëve pushtetarët lokal kanë vendosur kurora e buqeta me lule. Festimet do të vazhdojnë përgjatë gjithë ditës, një seksion përkujtimor dhe vizita në familjet patriote të Korcës./tvklan.al