Këshilli bashkiak i Korçës është përfshirë sërish në debate, kësaj here jo për buxhetin e vitit 2009, por për paketën fiskale. Këshilltarët e djathtë kanë kërkuar transparencë mbi realizimin ekonomiko-financiar të vitit 2008 dhe më pas të kalohet në diskutimin për paketën fiskale.

Pëllumb Beqiri: “Kemi nevojë për informacion. Qytetarët duan të dinë çfarë? Si u menaxhua buxheti?”

Debatet kanë vijuar më tej mes prefektes Elfrida Zefi dhe kreut të bashkisë Niko Peleshi, në lidhje se si do të rriten të ardhurat nga taksat, si dhe paraqitjen e saktë të prioriteteve të bashkisë në investimet publike.

Elfrida Zefi: “Kam marrë relacionin dhe bëj krahasimin me 2008-n. Hidhni një copy-paste 2008-2009, që do të thotë nuk argumenton ky ndryshim e të ardhurave me tarifave e taksave 83 milion lekë. Atëherë themi janë rritur taksat?”

Niko Peleshi: “Nuk kemi ndërmend të bëhemi pjesë e aromës politike të zgjedhjeve të viti 2009. Dhe u thamë që analiza e vitit 2008, meqenëse e kërkovi Pëllumbi. Do ta merrni sot dhe do shqyrtohet mbledhjen tjetër. Doni të vazhdojmë sot me rendin e ditës apo doni të flasim kot dhe ta prishim edhe sot?”

Të vendosur në kërkesën e tyre, këshilltarët e djathtë kanë bojkotuar mbledhjen. Të majtët e mbetur në sallë nuk kanë mundur të vijojmë mbledhjen pasi për miratimin e paketës fiskale nevojiten 3/5 e votave të këshilltarëve./tvklan.al

Gazetare: Daniela Zisi