Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Dje në mbrëmje, në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë, u festua 50-vjetori i teatrit profesionist, 40-vjetori i estradës profesioniste dhe 110 vjetori i shfaqjes së parë teatrore në këtë qytet. Po dje u çel edhe mitingu teatror i komedisë “Ballkan 2000”. Të pranishëm ishin artdashës të shumtë korçarë, drejtues të pushtetit lokal, prefekti i Korçës, Bardhi Aliskolli dhe Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sporteve Esmeralda Uruçi.  

Mirëseardhjen e uruan drejtori i teatrit Petrika Riza dhe kryebashkiaku Gjergji Duro, ndërsa një përshëndetje e veçantë, pjesëmarrësit e kanë marrë nga ministrja Esmeralda Uruçi. Në natën e parë të mitingut teatror të komedisë. Të pranishmit ndoqën komedinë “Fryrja”, të teatrit profesionist të Korçës, shkruar nga Teodor Laço dhe vënë në skenë nga Dhimitër Orgocka me skenografi të Roland Garanxhës./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora