Është dashur ndërhyrja e përfaqësuesve të UÇK-së që në qytetin e Mitrovicës të ndërpritet përkohësisht dhuna mes shqiptarëve e serbëve. Përfaqësuesit e UÇK-së i kanë ndaluar shqiptarët të protestojnë deri më 19 Shtator. Në qytetin e Gjakovës dhe Pejës për disa orë mbi dy mijë vetë kanë protestuar për lirimin e një komandanti të UÇK-së.

Trupat paqeruajtëse të KFOR-it vazhdojnë të çminojnë territorin e krahinës. Sipas një bilanci deri tani ka patur 230 të plagosur dhe 100 të tjerë kanë vdekur. Organizatat humanitare ndërkombëtare po trajtojnë me medikamente rreth 350 shqiptarë.

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Jashtme Gjermane Ishinger është takuar me trupat e vendit të tij në Krahinë. Nesër pritet vizita e Uesli Klark si dhe për herë të parë do të vizitojë Kosovën dhe Princi Carls./tvklan.al