Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Që sot serbët kanë ndërruar taktikën e tyre nëpërmjet zv/kryeministrit serb Vuk Drashkoviç, Beogradi ka deklaruar se është gati të lejojë kthimin e kosovarëve nëpër shtëpitë e tyre por me kushtn që të ndalojn sulmet e Natos mbi Jugosllavi. Sipas AFP-së qeveria serbe ka kërkuar që të negociojë me Ibrahim Rugovën.

Armëpushimi i kërkuar nga serbët është një hap i hedhur nga serbët pikërisht në momentin kur sulmet e Natos kanë mbrritur në pikën më të fortë të tyre dhe kur mbrojtja Jugosllave po kalon pikën kritike të saj. Nato deri tani nuk e ka marrë parasysh këtë kërkesë, por nëpërmjet zëdhënësit të saj ka deklaruar se sulmet e Natos mbi Jugosllavi do të vazhdojnë deri në momentin e fundit sipas strategjisë të përcaktuar më parë.

Po të njëjtën gjë ka konfirmuar presidenti amerikan Klinton, i cili ka theksuar se sulmet e Natos mbi Jugosllavi do të vazhdojnë./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori