Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Një i vrarë dhe dy të plagosur në Prishtinë. Një person i pa njohur ka shtënë mbrëmë me automatik në një klub shqiptarë të Prishtinës. Duke vrarë një dhe ka plagosur dy persona të tjerë. Dëshmimtarët ocular s’kanë mundur të thonë drejtimin nga iku vrasësi dhe të japin të dhëna për identitetin e tij.

Ndërkohë në Kosovë është arritur të verifikohen 33 persona që kanë kryer krime lufte, 28 prej tyre janë serb dhe 5 janë shqiptarë, ka bërë të ditur sot koha “Ditore”. Sipas këtij burimi është në krijim e sipër gjykata e posaçme për krime luftës në Kosovë, në kuadrin e gjykatës së Hagës për ish-Jugosllavinë. Gjykata e posaçme për Kosovën parashikohet të ketë 2 gjykatës të huaj dhe një Kosovar. Dy serb që dyshohen për krime lufte janë arrestuar në Rahovec, kanë njoftuar burime të KFOR-it nga Prizreni.

Nuk do të ketë kantonizim të Kosovës, as ndarje të veriut të Mitrovicës, kështu ka deklaruar sot komandanti i KFOR-it Klaus Rajnhard, gjatë ceremonisë së zhvilluar në këtë qytet me rastin e nderrimit të komandantëve të brigadës shumekombëshe veri. Ne do të ndërtojmë një të ardhmë të lumtur për Kosovën e Mitrovicën, e cila duhet të jetë një qytet multietnik është shprehur Rajnhard. Ndërkohë TMK, trupat mbrojtëse të kosovës ka filluar shpërndarjen e përfaqesuesve të saj në krahinë.

Ndërsa në kufirin mes Kosovës dhe Malit të Zi nga 4 Shkurti do të fillojnë të vilen taksat e importit për mallrat që hyjnë në Kosovë. Të ardhurat që do të mblidhen do të shkojnë në buxhetin e Kosovës. Zbatimi i taksave në kufijtë e Kosovës me Shqipërinë dhe Mqedoninë ka filluar që në vitin ’99./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori