Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Një ministër serb pa portofol, shenjë e komplt amerikano-shqiptar në Serbinë e Jugut. Djura Laziç ministër pa portofol në qeverinë jugosllave tha se sulmet e fundit të shqiptarëve në këtë zonë ishin pjesë e një plani që synon të justifikoj një ndërhyrje të re të Natos dhe ta shrij Kosovën në këtë pjesë të Serbisë. Ai tha se ata kishin gjithashtu në plan të dëbonin sebët e mbetur nga Kosova, e cila ndodhet tani defakto nën sundimin ndërkombëtar. Qëllimi nuk është vetëm spastrimi etnik i serbëve, malazesëve, romëve, goranëve por dhe provokimi I konflikteve ne Bujanovc, Medvegj e Preshev, i tha Laziç agjensisë zyrtare të lajmeve Tanjuk. Këto tre qytetete ndodhen në një zonë të Serbisë pikërisht në lindje të Kosovës.

Por diplomatët dhe politikanët perëndimor dhe ata amerikanë e kanë akuzuar presidentin jugosllav Sllobodan Millosheviç për përforcim trupash përgjat kufirit administrative me Kosovën me qëllim përhapjen e frikës dhe dëbimin e shqiptarëve. Pas Mitrovicës, Bujanovci, Medvegja e Presheva shihen si vatra të mundshme të zjarrit në Kosovë./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori