Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Situata në Kosovën Lindore tensionohet nga dita në ditë. Një shqiptar nga Tërnoci, fshati më i madh shqiptar në Kosovën Lindore është gjetur i masakruar. Burime nga Prishtina bëjnë të ditur se dhe gjatë natës së kaluar ka pasur të shtëna armësh. Pas këtyre të shtënave 175 shqiptar nga fshati Dobrosin, kryesisht gra, fëijë dhe të moshuar janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe kanë kaluar nga territori i Kosovës. I njëjti burim njofton se trupat amerikane kanë shtuar kontrollin në Kosovën Lindore.

Pas këtij incidenti komandanti i KFOR-it gjenerali Rajnhard deklaroi se trazira të tilla rreth rajonit të Kosovës nuk janë në interes të askujt. Ai paralajmëroi se KFOR-i do të shtoj kontrollin në zonën e çmilitarizuar rreth Kosovës.

Ndërkohë serbët e enklavës së Graçanicës sulmuan sot në mesditë autoveturat me shqiptar në rrugën Prishtin – Gjilan. Sipas njoftimeve të pra janë plagosur rëndë të paktën katër shqiptar dhe rrëmbyer 2 të tjerë.

Lidhur me gjendjen shpërthyese në Preshevë, Medvegj dhe Bujanovc, Hashim Thaçi ka deklaruar sot se kjo gjendje kërkon zgjidhje të shpejtë dhe të drejtë duke respektuar të drejtat e qytetarëve që jetojnë në këto komuna. Ne do të angazhohemi që të ushtrojmë ndikimin tonë për të parandaluar dëbimin e shqiptarëve nga ato treva thuhet në mesazhin e Hashim Thaçit./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori