Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Gjendja humanitare e kosovarëve të ardhur është në pikën kritike. Këtu jemi në Skenkovaç,  kamp refugjatësh të Kosovës në Maqedoni. Perveç higjenes dhe ushqimeve problem është gjendja e traumatizuar e fëmijëve kosovarë, të cilët në vizatimet e tyre tregojnë vetëm tmerret e luftës, të cilat kanë përjetuar.

Diplomacia botërore po vazhdon përpjekjet për zhbllokimin e situatës së krijuar në Kosovë. Pas takimit të Oslos, mes rusit Ivanov dhe sekretares së shtetit Ollbrajt, Moska është shprehur në anën e NATO-s dhe luftanijet e saj do të rreshtohen me ato të Aleancës. 9 anije luftë ruse të derguar nga Moska drejt brigjeve të Jugosllavisë do të kalojnë ngushticat turke duke filluar nga e nesërmja.

Kremlini ka vendosur si përfaqesues të Jelcinit për zgjidhjen e krizes ish-kryeministrin Rus Viktor Çernomerdi. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Anan do të zhvillojë bisedime me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Havier Solana. Anan do të takohet me shefin e Natos Solana para një takimi të liderve të BE-së. Tema kryesore e diskutimit do të jetë kriza në Kosovë dhe përpjekjet për të hartuar një plan paqeje.

Bill Klinton ka kërkuar nga Kongresi Amerikan dhe 3 miliard euro për dërgimin e armatimeve të tjera të NATO-s në Jugosllavi si dhe për krizën humanitare. Gjithashtu në Kongresin Amerikan po diskutohet dërgimi i forcave tokësore. Klark gjenerali i NATO-s ka kërkuar dhe rreth 400 aeroplane të tjerë për të bombarduar Jugosllavinë. Sot Nato ka goditur sërisht territoret e Jugosllavisë./tvkalan.al

Gazetare – Mirela Milori