Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi në parim një udhëzim që do të përmbajë procedurat e rishikimit të listës së zgjedhësve në komisionet e zgjedhjeve të qeverisjes vendore. Pasi diskutuan me përfaqësues të partive politike, në mënyrë unanime anëtarët e komisionit vendosën të miratojnë në parim procedurat dhe më pas të diskutojmë përmbajtjen e udhëzimit në detaje, ditën e mërkurë të javës së ardhshme.

Miratimi i udhëzimit për procedurat e listës, i hap rrugë përgatitjeve teknike, të cilat do të zbatohen nga komisionet zgjedhore të qeverisjes vendore, menjëherë pasi të marri në dorëzim nga KQZ, listën paraprake të zgjedhësve për zgjedhjet vendore.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bashkëpunim me përfaqësuesit e partive politike, ka bërë të gjitha përpjekjet për të sjellë në një emërues të përbashkët, punën e deritanishme të procesi të përgatitjes së listës së zgjedhësve me kodin e ri zgjedhor./tvklan.al