Lajme Arkiva 2003

Përçarja e Partisë Aleanca Demokratike ka sjellë probleme për regjistrimin e saj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vendoret e Tetorit. Neritan Ceka pretendon se vendimi i Gjykatës i Shkallës së Parë në Tiranë e njeh Cekën si president i Aleanca Demokratike.

Neritan Ceka: Aleanca Demokratike u paraqit me gjithë dokumentet e parashikuara nga neni 15:2 i kodit zgjedhor ku dokumenti kryesor është vërtetim i Gjykatë së Faktit, është pikërisht ky vërtetim ku aleanca figuron e regjistruar me person përfaqësues presidentin e saj Neritan Ceka ndërsa grupi tjetër i paraqitur në komision nëpërmjet përfaqësuesve të zotit Imami nuk kishte pikërisht këtë dokument themelor.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Erton Sinani shprehet se kërkesa e Cekës u rrëzua në mbledhjen e KQZ-së pasi kishte mungesa në dokumentacion.

Erton Sinani: Vendimi u morr pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve analizoi dokumentacionin e paraqitur nga Partia Aleanca Demokratike e kryesuar nga zoti Ceka, por gjithsesi ndodheshin që në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve edhe përfaqësuesit e zotit Imami, të cilët ngritën opinionet e tyre dhe pikëpamjet e tyre. Në përfundim të këtij diskutimi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të rrëzoj kërkesën e edhe të mos e regjistrojë partinë Aleanca Demokratike si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e ardhshme./tvklan.al