Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve votoi projektbuxhetin për zgjedhjet parlamentare të vitit 2005. Propozimi i kryetarit Celibashi parashikon përdorimin e shumës 577.5 milion lekë për infrastrukturën zgjedhore, duke hedhur poshtë vlerën e 750 milion lekë propozuar nga përfaqësuesi i PD në komision, me argumentimin se nevojitet një cilësi më e mirë e fletëve të votimit.

Përpara miratimit, anëtarëve të KQZ u është dashur të përballojnë një betejë shifrash. Projektbuxheti për zgjedhjet e vitit 2005, pritet të miratohet nga Kuvendi. Sipas KQZ, lëvrimi i fondeve duhet bërë deri në Janar të vitit të ardhshëm./tvklan.al

Gazetare: Arta Tozaj