Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Qytetari 1: “Unë i kam lënë tek kompania VEFA Holding, atje i kam lënë. Ai thotë, që unë i kthej paratë 100%, këta thonë i kthejmë 10%, ta nxjerrin atë nga burgu t’i kthejë ai 100% si ka thënë, ose Fatos Nano që foli në Vlorë t’i kthejë 100% paret, të na i japi paret 100%”.

Qytetari 2: “Na u premtua që firmat tona janë të forta, paratë tona janë të pastra, tani ajo është një fije shprese që hajt t’u mbyllim gojën”.

Gazetarja: E sa do të donit ju të përfitonit të merrnit?

Qytetari 2: “Në radhë të parë do të dinim se ku vajtën lekët tona, pastaj sipas mundësisë”.

Qytetarja: “S’jam anjëçik dakord me 10%, se ne do na jepnim me gjithë përqindjen, të paktën të na japin 100% ato që kemi dhënë, fitimet le t’i mbajë ndaç Fatosi, ndaç Saliu kush i ka në dorë. Unë dua të paktën ato që dhashë”./tvklan.al