Kryetari i PS ka vijuar rrugëtimin dialog më banorët në fshatrat e Pogradecit e të Korçës. Gjatë takimeve me bujq e fermer në fshatrat Bllacë e Pirg, Rama ka dëgjuar problemet e shumta të këtyre fermerëve, dërsa u ka bërë thirrje për bashkim të gjithë shqiptarëve për të ndryshuar rrënjësisht mentalitetin e politikës.

Edi Rama: “Është shumë e rëndësishme që ne të gjithë të ndahemi nga politika e vjetër e të shkuarës duke u ndarë nga këta tregtarë të frikës nga këta tregtarë të gënjeshtrave, nga këta tregtarë të mllefit dhe dasive, që quhen politikanë që jetojnë me investimin e një populli të tërë, përmes votës. Është koha që politika të flasë për çështjet që prekin drejtpërdrejt cilësinë e jetës së familjeve shqiptare. Të votuarit prej tyre të jenë zëdhënësit e shqetësimeve të tyre dhe jo thjesht dhe vetëm zëdhënësit e interesave personale.”

Rama ka bërë apel për të përçuar në çdo cep të vendit fuqinë e ndryshimit të politikës. Fuqinë e ndryshimit të madh që pret vendi prej shumë vitesh./tvklan.al