Dëbora e parë e këtij viti ka rënë në qytetin e Korçës. Dimri ka trokitur fillimisht në verilindje të vendit, kryesisht në zonat malore. Këto janë pamjet e filmuara gjatë paradites së sotme në qytetin e Korçës.

Reshjet e dëborës të nisura gjatë natës kanë arritur deri në 3 milimetra, ndërkohë që temperaturat minimale janë regjistruar  në +1 gradë celsius, ndërsa ato maksimale në +7 gradë.

Në krahasim me një ditë më parë temperaturat kanë pësuar rënie  me 3 deri në 4 gradë.  Por më shumë se dëbora e rënë problem për drejtuesit e mjeteve është bërë mjegulla e dendur, e cila ka mbuluar pothuajse gjithë zonën.

E shoqëruar me një ulje të ndjeshme të temperaturave, java e tretë e nëntorit duket se i ka dhënë fund vjeshtës së tej zgjatur në të gjithë vendin. Moti ka qenë i karakterizuar nga vranësira dhe shira lokalë kryesisht në jug, ndërsa në veri ka patur një mot të thatë.

Ndryshimet e menjëhershme klimaterike nuk kanë krijuar probleme në akse rrugore porte dhe aeroporte. Në fundjavë pritet një përkeqësim i motit me reshje të dendura dëbore dhe temperature të ulëta./tvklan.al

Gazetare: Danjela Zisi